Incidenti me thikë në Prizren ku u lënduan tre persona, Policia arreston katër të dyshuar

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup personash.

Sinjali mësoi ekskluzivisht identitetin e viktimave të këtij sulmi, ku bëhej fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë.)

Sinjali mësoi se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, e bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.

Përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.

Lexo edhe:  Nxehet keq gjakovari që s’i bën interneti si duhet, i dehur shkon në zyrat e Kujtesës dhe thyen xhamin e arkës