Incidenti i zjarrit në objektin në Çagllavicë, flasin nga Policia

 

Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Çaglavicë, mëngjesin e sotëm. Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, teksa rasti është denoncuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.

Lexo edhe:  “Si më 1990 në Kroaci kur paramilitarët serbë i dolën në pritë oficerëve kroatë”: Politologu gjerman shkruan për ngjarjet në Banjskë