Incident në koncertin e Gjestit, frikësohet këngëtari
Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA.
Aty ishin të pranishëm një numër i madh i fansave.
Por, Gjesti teksa po performonte u tregua i pakujdeshëm.
Ai afrohet zjarrit me shkëndija që përdoret në klube, por ai shihet se është frikësuar dhe është larguar.
Si duket dora e tij është lënduar nga zjarri, të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes reagimit që dha.