Incident me mëngjes në Pejë, gjuhet me armë një mishtore

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mëngjes në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se të shtënat kanë qenë në drejtim të një mishtore.

“Policia e Kosovës sot në mëngjes rreth orës 07:24 është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë ka pasur të shtëna me armë në drejtim të një mishtore. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia është në vendngjarje dhe është duke u marrë me hetimet e mëtejmë rreth këtij rasti.

Lexo edhe:  Gjykata ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë