Ina e “Its my home” akuza ndaj Valon Malokut: M’i thirri policët civil, do t’i denoncojë!

Ish-konkurrentja e emisionit “I’ts my love”, Ina Muriqi është arrestuar sot nga Policia e Republikës së Kosovës. Ky ishte lajmi i publikuar dje në një portal të vogël kosovar. Mirëpo, Ina ka reaguar ndaj këtyre raportimeve.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka thënë se nuk është arrestuar dhe se ishte e pranishme në një lokal në rrugën C.

“Dje kam qen tek një lokal në rrugën C. Isha duke pi kafe dhe aty erdhi Valon Maloku me disa konkurrent dhe me pas ata mi lajmëruan policin”, thotë ajo.

Më tej, Ina shtoi se pas këtij veprimi, policia erdhi dhe e mori.

“…policët civil me quan te jap një deklaratë për disa kërcënime kinse i kam bo disa konkurrentëve. Këtë ma bëri Valon Maloku dhe ato media te cilat kanë shpifur për mua. Andaj, unë t’i denoncojë të gjitha për shpifje që s’ka të bëjë me mua aspak”, tha ajo.

Lexo edhe:  Ky është banori që u largua nga Big Brother VIP Albania