Imami nga Shkupi kritikon burrat që postojnë gratë e tyre në rrjete sociale: A e mendon që e shikojnë 700 – 800 burra të tjerë
Imami nga Shkupi, Sadullah Bajrami, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka kritikuar burrat që e postojnë gruan e tyre në rrjetet sociale.
“Vëlla i dashur, a e ke menduar ndonjëherë që foton e gruas tënde që po e poston në facebook, e shikojnë 700 – 800 burra të tjerë? A e di vëlla që nga ky numër kaq i madh, mund të ketë të tillë që lakmojnë në gruan tënde, e ndoshta edhe e ruajnë foton në telefonat e tyre?”, ka shkruar ai në faqen e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Ti që po e poston gruan në internet!
Vëlla i dashur, a e ke menduar ndonjëherë që foton e gruas tënde që po e poston në facebook, e shikojnë 700 – 800 burra të tjerë?
A e di vëlla që nga ky numër kaq i madh, mund të ketë të tillë që lakmojnë në gruan tënde, e ndoshta edhe e ruajnë foton në telefonat e tyre?
A e di vëlla që ky veprim është dejuzllëk, e Pejgamberi jonë, ﷺ, ka folur ashpër për dejuzin?
Na tha I Përzgjedhuri i Allahut, që dejuthi nuk do të hyjë në Xhennet.
Dejuthi është ai që krenohet dhe lavdërohet me bukurinë dhe stolitë e gruas së tij. Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave të tjerë.
Ku të mbeti krenaria, o ti që je me shahadet?