Imami nga Fushë-Kosova njofton se u sulmua fizikisht pas Namazit të Teravive
Imami nga Fushë-Kosova, Ali Ismaili, ka njoftuar mbrëmë se pasi është përfunduar namazi i Teravive në Miradi të Epërme, është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në dalje të fshatit.
Ai shkruan se persona të panjohur e kanë sulmuar ngë një veturë pa tabela.
“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borxh askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike.
Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve.
I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!