Imami kosovar kërkesë për Ministrinë e Arsimit: Lejoni shaminë në shkolla, s’jemi shtet komunist e racist

Imami kosovar i Xhamisë në lagjen e Spitalit, Labinot Maliqi në prag të fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë shkollor ka dalë me kërkesë publike për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për ta shfuqizuar nga Udhëzimi Administrativ ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike.

Ai i ka inkurajuar prindërit e vajzave që nëse iu shfaqet ndonjë problem në njërën nga shkollat e vendit, të drejtohen nga ai, pasi një ndalesë e tillë sipas tij është bullizuese, antinjerëzore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

“Ne jemi shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, e jo shtet komunist e racist. E, nëse për shkak të bartjes së shamisë, ju pengojnë nga e drejta juaj elementare njerëzore për të vijuar shkollimin në institucionet publike, dhe për të praktikuar hapur besimin tuaj, ashtu siq Kushtetuta e Kosovës i garanton këto të drejta bazike dhe elementare njerëzore, nuk keni nevojë të bëni panik apo të brengoseni fare”, thuhet ndër tjera.

Postimi i plotë:

Meqë jemi në prag të fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë shkollor, me këtë shkrim po i drejtohem të gjitha atyre vajzave (e përgjegjësve të tyre) të cilat kanë vendosur rishtazi me vullnetin dhe bindjen e tyre që ta bartin shaminë edhe në shkollë (shami, ku fytyra duket dhe nuk është e mbuluar), i lus që ta vendosin atë që nga dita e parë e mësimit.

Nuk keni nevojë të merrni leje dhe aprovim nga askush për ta bartur shaminë në shkollë, mjafton që prindi apo përgjegjësi juaj ta njofton kujdestarin/ren e klasës se, është në dijeni që vajza e tyre e ka vendosur shaminë. Mbajeni shaminë kudo dhe me shumë krenari. Ngase shamia nuk është simbol fetarë, por është obligim nga i Zoti i Plotfuqishëm.

Lexo edhe:  Dhunohet një e mitur nga dy burra në Prizren, një tjetër dyshohet se e përdori për prostitucion

Ne jemi shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, e jo shtet komunist e racist. E, nëse për shkak të bartjes së shamisë, ju pengojnë nga e drejta juaj elementare njerëzore për të vijuar shkollimin në institucionet publike, dhe për të praktikuar hapur besimin tuaj, ashtu siq Kushtetuta e Kosovës i garanton këto të drejta bazike dhe elementare njerëzore, nuk keni nevojë të bëni panik apo të brengoseni fare.

I inkurajoj prindërit, përgjegjësit e vajzave të tyre të më kontaktojnë. Për hirë të Zotit, shqetësimi juaj është obligim për mua për ta zgjidhur, gjithmonë nëpërmjet rrugëve ligjore. Me lejen e të Plotfuqishmit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta juaj për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin.

Kërkoj që Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të reflekton sa më parë, duke e shfuqizuar nga Udhëzimi Administrativ ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike.

Suksese në mësime. Zoti ju shtoftë diturinë!