Ilirjani: Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik, ka marrë injektimin e parë
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka pranuar të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh.
Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.
“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.
“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen , faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën”, ka shkruar mbesa e saj Ani Simaku në Instastory.