Ilir Daja në zi, i vdes nëna

Nëna e trajnerit të FC Ballkanit, Ilir Daja, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë ekipi futbollistik, të cilët i kanë shprehur ngushëllime Dajës duke thënë se ndajnë dhimbjen e përbashkët.

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së trajnerit tonë, Ilir Dajës.

Në këto momente të vështira për ta, qëndrojmë me familjen Daja dhe ndajmë dhimbjen e përbashkët.

Shpirti i të ndjerës u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Detaje të reja që shtojnë pikëpyetjet për një romancë mes Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit