Iku nga shtëpia dhe u martua – Babai i së miturës e paraqet rastin në polici
Një person ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur, që nga 11 marsi ishte larguar nga shtëpia.
Ajo më vonë kishte kontaktuar me nënën e saj, ku edhe e kishte njoftuar se ishte martuar me një person 21-vjeçar, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari 21-vjeçar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ- Zubin Potok 11.03.2024 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës 21 vjeç. Lidhur me rastin, pas është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt