IKSHPK-ja thotë se uji në pishinën e “Gërmisë” nuk i plotëson standardet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pishina e “Gërmisë” nuk i plotëson standardet e ujit të pishinës.

Sipas këtij instituti, mostrat janë marrë më 19 korrik e po në të njëjtën ditë pishinën e kanë inspektuar edhe inspektorët sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të persëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025.

Në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në oborrin e kompanisë “Mabeko” në Pejë