IHMK paralajmëron temperaturat për nesër

Nesër në vend pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.

Mirëpo, sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të shpërndara.

“E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe:  “Kam ardhur të ndihmoj njerëzit nën rrënoja”, turku kapet me valixhen plot me drogë sapo zbret nga autobusi