Iftari i Kurtit: Fotoja e çuditshme, shihet alkooli mbrapa shpinës së krerëve të BIK’ut

Kryeministri Albin Kurti ka shtruar dje iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij për nder të muajit të Ramazanit.

Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë disa foto nga iftari që Kurti ka shtruar për krerët e BIK’ut. Në mesin e tyre gjendet edhe një e çuditshme. Nuk dihen arsyet se pse shpërndarësi i fotove nuk e ka hequr atë nga lista.

Por, fotoja tregon se krerët e BIK’ut ishin shumë afër gjërave që llogariten si haram: Alkoolit.

Siç dihet, pirja apo konsumimi i alkoolit është i ndaluar dhe konsumimi i tij në ramazan është mëkat më i rëndë.

Lexo edhe:  Mëngjes i përgjakshëm në Prizren, tentim vrasje ndaj një gruaje