Identifikohet personi që u vra në mitingun e Trump, vdiq teksa tentoi të mbronte familjen

Personi që mbeti i vrarë në mitingun e Donald Trump në Pensilvani është identifikuar si Corey Comperatore, 50 vjeç, një ish-zjarrfikës.

Identiteti i burrit u zbulua nga vëllai i tij në një postim në Facebook.

“Tubimi i Trump i mori jetën vëllait tim,” shkroi Dawn Comperatore Schafer.

Comperatore ishte një nga mijëra njerëz që ndoqën mitingun në Butler. Ai vdiq duke u përpjekur të mbronte familjen e tij, sipas guvernatorit të Pensilvanisë Josh Shapiro.

Autoritetet e kanë identifikuar të armatosurin në sulmin e së shtunës si Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret pas të shtënave./abcnews.al

Lexo edhe:  Grabitje në pompën ‘Stella Petrol’ në Prishtinë, hajnat e maskuar dhe të armatosur marrin qindra euro