Ia shpërndau fotografitë e saj në Instagram, vajza denoncon 18-vjeçarin në Prishtinë

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sidomos të atyre në rrjete sociale e rrugë.

Burra të moshave të ndryshme ngacmojnë me fjalë e veprime të ndryshme të cilat krijojnë shqetësim te gjinia femërore, raporton Gazeta Sinjali.

Me një situatë të tillë është përballur një vajzë në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se 19-vjeçarja ka denoncuar një person, për të cilin ka deklaruar se ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram dhe aty ka shpërndarë fotografitë e saj me mbishkrime të ndryshme.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 18-vjeçari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Lexo edhe:  Maqedonci takohet me shefin e kompanisë të dronëve ‘Bayraktar’, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit