Ia bleu vet biletën, i riu lë të dashurën pasi Chris Brown i bëri vallëzim provokues në prehër

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e turneut të tij, “Under The Influence”.

Këngëtari 33 vjeçar, performoi kërcimin erotik gjersa interpretonte këngën e tij “Take You Down”, shkruan DailyMail.

Por i dashuri i pjesëmarrëses në këtë performancë të zjarrtë mbeti i tërbuar teksa pa atë që e dashura e tij dhe këngëtari me famë botërore bënë në koncert.

E gjithë videoja në fjalë ishte postuar dhe bërë virale në TikTok.

Lexo edhe:  Thuhet se paguhet me shifra marramendëse për një koncert – Luiz Ejlli zbulon të vërtetën