I riu nga Kosova vdes në Gjermani

Një i ri nga komuna e Vitisë ka vdekur në Gjermani.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, i ndjeri Florent Frangu ka humbur jetën gjatë një aksidenti në Gjermani, ku po jetonte dhe punonte, transmeton Zeri.info.

Për vdekjen e tij e ka reaguar edhe kryetari i Vitisë Sokol Haliti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Frangu

“E nderuara familje Frangu, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Në emër të institucioneve komunale dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe jemi pranë jush në këtë moment të rëndë e të dhimbshëm për familjen tuaj”.

“Humbja e Florentit është një goditje e madhe, jo vetëm për ju si familje, por edhe për miqtë, farefisin dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin – si njeri të ndershëm, të qetë dhe të respektuar.

Në këto çaste pikëllimi, ju shpreh gjithë mbështetjen dhe lutjet e mia më të sinqerta.

Zoti e mëshiroftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!”, ka shkruar Haliti.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike për sot