I riu nga Drenasi përshëndetet me shefin ku punoi 12 vjet, me lot në sy merr rrugën e gurbetit
I riu nga Pokleku i Vjetër i Drenasit, Hekuran Haxhiu me lot në sy ka marrë rrugën e gurbetit.
Ai punoi që 12 vjet në firmën “Evko” ku ka falenderuar pronarin e saj dhe gjithë kolegët për bashkëpunimin.
Njoftimi i Hekurantit:
Kolegë/e te nderuar, pas 12 vitesh qe kemi punu se bashku ne Firmen “EVKO” dua te ju falenderoj secilin veq e veq per bashkpunimin tuaj, me lot ne sy kam marr rrugen e gurbetit dhe sot po ndahem nga ju, por ju lutem mos harroni se vetem Fizikisht jemi larg por ne zemer do ju mbaj gjithmon,
Problemet i kemi nda se bashku, te qeshurat i kemi nda se bashku.
Ju deshiroj shendet dhe Suksese ne pune dhe shpresoj qe do shihemi se shpejti
DHE
Dua te falenderoj edhe pronarin e “EVKO” -s Ymer Grajqevci per mundesin e punesimit tim dhe perkrahjen ne te gjitha veshtiresit qe kam patur gjate ketyre 12 Viteve, faleminderit qe kam qen pjes i ekipit tend
Shendet dhe gjdo te mire
FALEMINDERIT 🖐