I riu në Prishtinë ofendon dhe kërcënon zyrtarët policorë, përfundon në pranga

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, ka ndalur për kontroll një veturë.

Sinjali mëson se shoferi që po drejtonte veturën, ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë, çka ka çuar në arrestimin e tij.

25-vjeçari gjatë arrestimit ka bërë rezistencë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka marrë tretman mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

 

Lexo edhe:  Lindrit Misini dhe Vullnet Sefaja nisin ndërtimin e shtëpisë së një mitrovicasi në kushte të vështira