I riu Isa Nikçi 29-vjeç është gjetur pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Pejës, ku i riu Isa Nikçi 29-vjeç është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvrasje.
Në lidhje me vdekjen e tij kanë lajmëruar edhe familjarët duke treguas se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Zllapek.
Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet priten të dalin me konfirmim zyrtar pas verifikimeve të nevojshme.

