I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku”

Një person kështë plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Veriu.info mëson se personi i plagosur është Jeton Buquku, pronar i fabrikës së përpunimit të mishit “Buquku Sh.P.K.”

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova tha se ai fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova.

Ndryshe, ndaj Jeton Buqukut kishte pasur akuza për një kanosje dhe rrahje të ndodhura gjatë viteve 2023 dhe 2024

Lexo edhe:  Këta janë shtatë të dyshuarit që u rrahën në lokalin “Erioni” në Pejë