I pari i FFK-së takohet me Fergusonin, thotë se ai pati lëvdata për futbollistët kosovarë

I pari Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se ka takuar legjendën e futbollit anglez, Sir Alex Ferguson.

Ademi nëpërmjet një postimi tha se Ferguson pati lëvdata për futbollistët kosovarë, duke shtuar se e kujtuan edhe ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës dhe mikpritjen e ngrohtë të Tre Luanëve në Prishtinë.

Postimi:

Kënaqësi takimi me Sër Alex Ferguson në Londër.
Sër Alex pati lëvdata për futbollisët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë.
Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore.

Lexo edhe:  Përballja e katërt e Play-Off sot në Suharekë: Trepça e kërkon titullin, Ylli barazimin e serisë