I pakënaqur me VV-në, ish-luftëtari i UÇK-së i bashkohet PDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar dege i PDK-së në Podujevë, Isak Shabani, ka pritur në takim ish-luftëtarin e UÇK-së, Avniun, i cili është një ndër ata që besuan në VV-në, por që nuk do ta vazhdojë më përkrahjen për ta.

“Këto katër vite qeverisje ishin larg pritjeve të qytetarëve. Në asnjë fushë nuk ka ndonjë përparim që të mbahet mend! Ndërsa qytetarët, ashtu siç ia besojnë qeverisjen dikujt, po ashtu edhe ia heqin atë, përmes votës. Avniu, ish-luftëtar i UÇK-së, është një ndër ata që besuan në VV-në, por që nuk do ta vazhdojë përkrahjen për ta. Mirë se erdhe, Avni!”, ka shkruar Shabani në “Facebook”.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia