I moshuari fyen e kërcënon bashkëshorten e tij, 69-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Kuklibeg të Dragashit, ku një grua e moshuar ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 69-vjeçarja ka deklaruar në Polici se i shoqi e ka kërcënuar dhe e ka ofenduar me fjalë të rënda.

Sipas informacioneve, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje dhe si rrjedhojë është shoqëruar sërish në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 70-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Bardhi flet për ish të dashurin e Sarës, boksierin