I mori para një mërgimtari, arrestohet referenti i Gjykatës në Pejë

Hetuesit policorë në Pejë kanë arrestuar të dyshuarit, Z.H, referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, për në veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Ai dyshohet se në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D.Sh, (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave, njofton Klankosova.tv.

“Sot, më 24.11.22 i dyshuari Z. H., nga vendi i punës është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë për t’u intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.

Lexo edhe:  Mjekët në Gjilan e shpëtojnë një 56-vjeçar që pësoi vdekje klinike