I mituri postoi foto me armë, familjarit të tij i hapet rast në polici
Një person nga fshati Llugë në Podujevë, e pësoi pasi familjari i tij i mitur postoi foto me armë që ishin pa leje.
Pas veprimit të këtij të fundit, policia identifikoi atë dhe lokacionin ku gjendet, bëhet e ditur në njoftim e Policisë.
“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në kumtesë.
