I mituri në Podujevë poston armë në rrjete sociale, policia arreston babain e tij

Një i mitur në Podujevë ka postuar një armë zjarri në rrjete sociale. Policia e Kosovës pasi që kanë parë armën e ekspozuar në rrjete sociale, kanë marrë veprime të shpejta.

PK ka arritur që të sekuestroj armën dhe të arrestoj një person 42-vjeçar (prindi i të miturit).

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale. Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.” – thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.

Lexo edhe:  Gazetari gjerman: Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit