I mëshon shtyllës elektrike në parking, digjet vetura e shoferit në vetaksidentin që ndodhi në Prizren

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh sot në Prizren, në parkingun e një qendre tregtare.

Siç mëson Gazeta Sinjali, shoferi e ka goditur një shtyllë elektrike, dhe për pasojë disa persona janë lënduar.

Pas vetaksidentit të shkaktuar, vetura e shoferit ka filluar të digjet.

Ende nuk dihen detaje të tjera për rastin, pasi Policia nuk ka dalë me raport zyrtar, pavarësisht se ka kohë që është pyetur për këtë çështje.

Lexo edhe:  Protesta e thirrur sot është e dyshimtë dhe është thirrur nga profile false : Qytetarët apelohen të mos marrin pjesë