”I kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, rrëfim mes lotësh se si u gjetën trupat e tre fëmijëve

Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të tre fëmijëve në shembjen e një shtëpie e cila siç mëson ekskluzivisht klankosova.tv, ishte objekt i vjetër.

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

”U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për Syri.

”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.

Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë.

”Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”.

RRËFIMI NË VIDEO DUKE KLIKUAR KËTU

Lexo edhe:  Atdheu i futet Xhulit në shtrat: Jam me fat që jetoj në një epokë me ty