“I kam premtuar babait, do jap shpirtin për Kombëtaren”, Asani tregon a i shkroi Rama pas golave spektakolarë
Sulmuesi, Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”, teksa emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.
I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares, Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për t’u bërë pjesë e futbollit.
Ai ndër tjera ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.
“E kam pritur 7-8 vjetë që të jemi pjesë e kombëtares shqiptare, që në 2016. Dhe i kam thënë babait që një ditë do ta çoj unë bashkë me shokë. Do jap shpirtin për Kombëtaren shqiptare”, thotë ai.
Gjithashtu, Asani për “Më lër të flas”, ka treguar se ka thyer zemrat e shumë prej vajzave shqiptare teksa deklaroi se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.