I jepet lamtumira e fundit të riut nga Tërnoci, Sehar Ebibi
Sot i është dhënë lamtumira e fundit të riut nga fshati Tërnoc, Sehar Ebibi.
Lajmin për varrosjen e tij e ka bërë të ditur Rijad Demiri në rrjetet sociale.
“Në praninë e familjarëve, miqëve, shokëve, bashkëfshatarëve dhe më gjërë varroset i riu nga Tërnoci Sehar Ebibi. Sehari ishte njeri modest, me sjellje të shkëlqyeshme, i buzëqeshur dhe shumë vyrtite të tjera.
Ishe mikëpritës dhe çdo herë me buzëqeshje në ambëltoren e tij në Tërnoc me emrin” Kanita”.
Vet prezenca e pjesëmarrësve në varrimin e tij tregon njerzillëkun që kishte Sehari dhe mërzinë që kishin për rahmetliun”, ka shkruar ai mes tjerash në njoftim.