I jepet lamtumira e fundit njërit nga viktimat e aksidentit në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’

Sot i është dhënë lamtumira e fundit njërit prej viktimave të aksidentit në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’.

Bëhet fjalë për Molos Delija- 20 vjeçar nga qyteti i Gjakovës. Ai ndërroi jetë se bashku me dy qytetarë tjerë nga Gjakova derisa ishin duke e përcjelluar një garë ilegale që zhvillohej në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’.

Në varrimin e të ndjerit po marrin pjesë shumë persona.Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën midis të shtunës dhe të dielës.

Lidhur me këtë sot Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lexo edhe:  Plas sherri për borxh: Vushtrriasin e rrahin dhe tentojnë ta rrëmbejnë pasi kërkoi nga borxhliu 13 mijë eurot e veta