I jepet lamtumira e fundit Avni Bashës, të riut që u vra në Malishevë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Malishevën dhe gjithë vendin.

Isuf Zogaj vrau shokun e tij, duke e qëlluar me armë zjarri.

E sot, në varrezat e fshatit Vraniq të Suharëks ju dha lamtumira e fundit Avni Bashës.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës