I ishte caktuar masa e paraburgimit, ky është personi që humbi jetën pasi po trajtohej në Spitalin e Gjilanit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ditën e djeshme njoftoi për vdekjen e një të burgosuri në Spitalin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, i burgosuri për shkak të problemeve shëndetësore që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, teksa ende s’është zbuluar shkaku.
Sinjali mëson se personi që humbi jetën është Jakup Iseni, 78-vjeçar.
Në njoftimin e dhënë, u tha se “organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”.