I dyshuari pranon se ka armë të gjatë në shtëpi, kjo erdhi nga hetimi i Policisë me një rast të kanosjes

Policia e Kosovës gjatë intervistimit të një personi me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore).
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri të tipit AK-47 me 78 copë fishekë, raporton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Stacioni Policor në Rahovec, gjatë një interviste të një të dyshuar (mashkull kosovar i moshës madhore), lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore).

Duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe shtatëdhjetë e tetë (78) copë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Vuçiqi nga Parisi: S’ka pasur takim të planifikuar me Kurtin, nuk e di për çka do të flisnim