I dyshuari për vrasjen e vjehrrit ende në arrati, policia deklarohet për rastin

I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë, gjendet ende në arrati.

Sipas policisë, dyshimet e para janë që deri tek vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Kështu si pasojë e plagëve të marra nga thika, një person ka vdekur.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoiftimin e policisë.

Lexo edhe:  “Kam pas shumë oferta nga femrat, më kanë folur në rrugë”