I dyshuari për vrasjen e dyfishtë Astrit Isufi po trajtohet në QKUK, Syla: Gjendja e tij është stabile

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar snë orët e hershme të mëngjesit në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Isufi ishte i plagosur dhe fillimisht është dërguar në urgjencën e Malishevës, e më pas në QKUK nën masa të rrepta sigurie.

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë për Indeksonline se  gjendja e tij është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet.

Ndërkaq pohoi se do të transferohet në Kliniken Abdominale.

“Po aktualisht pacienti ndodhet në emergjencë, jane duke  iu bërë ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile. Do të transferohet në Kirurgji Abdominale”, ka thënë Syla.

Lexo edhe:  Nervozohet Kim Kardashian, roja ia shkeli fustanin