I dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj ishte dënuar me 15 vjet për vrasjen e gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.

Një burrë dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin e të cilëve dy vajza të mitura.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari lidhur me ngjarjen është Fadil Islami.

Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij.

Klankosova.tv mëson se Islami ishte liruar nga burgu disa javë më parë.

Lexo edhe:  Gjenden tetë trupa të mbytur pas fundosjes së anijes në Drinë