I dyshuari hodhi molotovin nën veturat e Policisë së Kosovës, ky është motivi i sulmit

Një incident të rëndë  ka ndodhur sot në Gjakovë, ku Njësia e Trafikut në Policinë Rajonale atje është sulmuar me molotov. Personi i dyshuar tashmë është arrestuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari Taulant Krasniqi e ka hedhur molotovin nën veturat e Policisë dhe për pasojë zjarri ka përfshirë automjetet zyrtare.

Sipas informacioneve të para, zyrtarët policorë kanë arritur të intervenojnë dhe fatmirësisht nuk është lënduar askush, teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

I dyshuari është prangosur dhe nga objekti i ri i Policisë Rajonale ku edhe ndodhi rasti është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.

Të njëjtat burime thonë se motivi dyshohet se lidhet me një rast për të cilin Krasniqi dyshohej dhe në shenjë revolte, e ka sulmuar Policinë.

Lexo edhe:  Arrestohen shqiptari në Bolzano dhe shoqëruesja e tij italiane, u kap kokainë me vlerë mbi 5 milionë euro