I dënuar me burgim për shitblerje të drogës, zbulohet emri i të arrestuarit në Fushë Kosovë

I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës sot në mëngjes, në qytetin e Fushë Kosovës.

Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për drogë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se bëhet fjalë për Enes Sllovinë, 28-vjeçar.

Sllovia ishte dënuar me rreth 2 vjet burgim nga Gjykata, pasi akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i dënuari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Lexo edhe:  Historia e rrallë e kamarierit 14-vjeçar që i ktheu turistes kuletën plot me euro