I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje grabitqare, zbulohet emri i të arrestuarit në Prishtinë

I kërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës në kryeqytet. Personi që u prangos ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një rast të mëhershëm. , raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se personi i arrestuar është Fatos Aliu, rreth 46-vjeçar.

Aliu u prangos në rrugën “Fatos Krasniqi” në Prishtinë, ku u ndalua dhe pas verifikimit rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar

Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim nga Gjykata, pasi akuzohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje grabitqare”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari të zhdukur në Leposaviq