I dashuri i Duas shijon qebapat e Kosovës në Sunny Hill

Ndër personat që ka shijuar më shumë Sunny Hill Festival në këto ditë duket të jetë definitivisht i dashuri i asaj që e krijoi, super yllit Dua Lipa.

Përtej skenave VIP që e mbajnë të distancuar nga masa, aktori britanik Callum Turner është parë si masa, në zonat tjera të festivalit.

Në TikTok po qarkullojnë disa fotografi me pjesëmarrëse që e kanë njohur dhe kanë shkrepur foto me të tek zona e ushqimit.

Turner, duket se është ‘shqiptarizuar’ pak nga e dashura e tij dhe qëndrimi në Kosovë.

Kjo pasi, zgjedhje ushqimore ka pasur qebapat, siç shihet në këto fotografi të shkrepura e të publikuara në rrjetin social TikTok.

Pas muajsh të thashethemeve për mbi një romancë mes tyre, Dua e Callum  e konfirmuan raportin në fillim të muajit korrik përmes një fotografie të postuar në Instagram nga Glastonbury.

Lexo edhe:  Vdes inspektori i ATK-së