I burgosuri u lirua për dy ditë, nuk kthehet më në burgun e Smrekonicës

Një burrë është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të shtunën e kaluar, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari ishte liruar për pushim dy-ditorë nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, mirëpo më pas ai nuk është paraqitur më fare dhe se rasti është duke u hetuar.

Raporti policor tutje bën të ditur se i dyshuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Lexo edhe:  Meteorologu Mendim Rugova: Vala e nxehtësisë mori fund sot