I burgosuri në Idrizovë s’kthehet në burg pas lejes për pushim, arratiset në Kosovë

Të dënuarit për vepra të ndryshme penale ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga burgjet.

Këtë shpesh e bëjnë duke mos u kthyer nga lirimi për vikend. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi nga Policia në Kosovë, por i përfshirë është një person që po vuante dënimin në Maqedoninë e Veriut.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një i burgosur në burgun e Idrizovës ka arritur të futet në Kosovë ilegalisht, pasi ishte arratisur nga MV.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pasi i njëjti ishte liruar për pushim dyditor dhe kishte vendosur të mos kthehej – me ç’rast mori rrugën për Kosovë.

Por, u fut në telashe pasi Policia e Kosovës e arrestoi dhe më pas e shoqëroi për në stacion policor.

Të njëjtat burime thonë se i dënuari u kap pasi fillimisht ishte denoncuar për një rast të tentim vjedhjes në një lokal.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat janë njoftuar autoritetet maqedonase.

I burgosuri që iku dhe përfundoi në prangat e Policisë në Kosovë tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Lexo edhe:  Vendet qe mbesin pa energji elektrike