I burgosuri arratiset nga automjeti rrugës për në gjykatë, pezullohen nga puna tre zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i bugosuri G.K është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej për në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

I burgosuri është i akuzuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

ShKK-ja po ashtu bën të ditur se menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.

Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna.

Lexo edhe:  ‘Akademik’ Bahtiri ia konteston kredencialet akademike Enver Hasanit: Është i diskredituar si profesor