I bie defit para ndeshjeve, trajneri kosovar motivon futbollistët e tij me metodën e veçantë

Motivimi i futbollistëve nga ana e trajnerëve nuk arrihet gjithherë vetëm me fjalë.

Trajneri Xhengis Rexhepi praktikon edhe mënyra të tjera për t’i motivuar lojtarët e tij.

Një nga metodat është ajo me def e me fjalime motivuese.

Ai thotë se këtë e bën edhe nga përvoja në të kaluarën.

Fjalimi i tij para ndeshjes me Fushë Kosovën u dha zemër futbollistëve të Feronikelit ’74.

Përkundër renditjes tabelore, Rexhepi u shpreh i lumtur me futbollistët e tij.

Lexo edhe:  Dorëhiqen kryetarët e 4 komunave veriore