I arrestuar për drogë me asamblistin e VV-së është edhe reperi i njohur kosovar

E martja e sotme nisi me arrestimin e disa personave nën akuzat për trafik droge. Arrestimi u bë në Shqipëri e që në mesin e tyre ishte edhe asamblisti I VV-së në Prishtinë, Besnik Majeci.
Por ky nuk është i vetmi personazh i njohur për publikun i cili u arrestua. Mithat Ramadani nuk është emër krejt i panjohur nga shoubizzi. Ai është reper me disa projekte të publikuara.

Mithati në pjesën artistike njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.
Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua.

Ndryshe, pos Ramadanit e Mujecit, në Shqipëri sot u arrestuan për rastin e njëjtë edhe tre shtetasit shqiptar Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Lexo edhe:  Çmimi i naftës bie përtokë në një kompani në Mitrovicë, më së liri në Kosovë