I a hoqi vëllaut dyert e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Në qytetin e Klinës është raportuar për një konflikt ndërmjet dy vëllezërve

Njëri vëlla e ka raportuar tjetrin se ja ka hequr dyert e shtëpisë, të cilën e kishin të përbashkët.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË Klinë 31.03.2023-13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar,  i kishte çmontuar dhe dëmtuar dyert e shtëpisë të cilën e kanë të përbashkët. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbatje.

Lexo edhe:  Për katër muaj janë tërhequr nga qarkullimi mbi 47 mijë 2 euroshe false dhe mbi 230 mijë 500-she