Hysni Gucati viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Janë të fortë dhe të palëkundur

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gucati bëri të ditur se, pavarësisht kushteve të vështira të paraburgimit, Thaçi dhe Veseli mbeten të fortë, me moral të lartë dhe pa asnjë shenjë dobësie. Ai theksoi se mbajtja e tyre në paraburgim është padrejtësi, por qëndrueshmëria e tyre është dëshmi e forcës dhe e përkushtimit për të vërtetën.

“Ata nuk kanë lejuar që kjo situatë të ndikojë në besimin dhe qëndrimet e tyre, duke treguar se edhe në kushte të vështira, fryma e drejtësisë dhe e sakrificës mbetet e pandryshuar,” shkroi Gucati.

Lexo edhe:  Ndodhi edhe kjo: Në diasporë u votua me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës